Instagram “dyfishon” historitë, funksioni që shëprndan foto apo video të pasuruara me shkrimem, vizatime dhe që në rrjetin social zgjasin vetëm 24 orë.

Tashmë përveç shfaqjes në krye të faqes së Instagram, përdoruesit do t’i gjejnë edhe në seksionin “Explore”.

Historitë, një risi e Instagram që prej gushtit, është një funksion analog i Snapchat dhe në dy muaj ka marrë vëmendjen e mbi 100 milionë përdoruesve në ditë. Faqja “Explore” do të tregojë pjesën kryesore të sugjerimeve të historive më zbavitëse dhe kreative që janë shpërndarë në Instagram, në bazë të interesave të përdoruesve.

Top Channel