Protesta e dhunshme në Tiranë, 36 të lënduar gjatë së dielës, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spital Plot 20 mijë studentë të rinj janë ulur për herë të parë në auditorët e univeristeteve publike, të përzgjedhur me skemën e re të pranimit, ndërsa kanë mbetur edhe 4.000 kuota të paplotësuara, duke pritur spostimin e vizës së kuqe sipas fazave dyditore.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla renditi asryet e ndryshimit të skemës së mëparshme, ku 20% zinte nota e tre viteve të shkollës së mesme dhe 70% ajo e maturës shtetërore.
“Sa peshonte kopja? E llogarit dot kush? Provimet e maturës nuk kishin një kufi të përcaktuar, asgjë nuk ishte transparente por kufiri ndryshonte nga provimi në provim pasi nuk vendoste merita por politika. Dhe ishte vendimmarrja e ministrit të Arsimit që përcaktonte mes varianteve që vinin nga AKP-ja për nivelin e kalimit nga një provim në tjetrin të maturës shtetërore”, deklaroi Nikolla.
Duke bërë një paralelizëm me të shkuarën, skema e re për ministren e Arsimit është transparante pasi nuk çon më ministria lista me shtesa, por vetë sistemi i përzgjedh, ndërkohë që u mundësohen studime të larta të gjithëve, por sipas meritës.
“Vetëm nga renditja e gabuar sistemi ka shpallur jofitues në 3 vitet e fundit 504 maturantë me mesataren mbi nëntë. Në vitin 2013, 3 mijë e 926 maturantë me mesatare nën 6 janë shpallur fitues dhe 2.300 maturantë me notë mesatare mbi 7 jofitues”, tha Nikolla.
Fazat dyditore pritet të vijojnë deri më datë 28 tetor, ndërkohë që disa universitete kanë deklaruar se do të vijojnë të pranojnë derisa të përmbushen kuotat e pranimit.
Majfton që studentët të jenë të vëmendshëm ndaj portalit “U Albania” në momentin që u shfaqet me jeshile dega që ata preferojnë për t’u regjistruar, pasi pas dy ditësh e drejta digjet duke i kaluar maturantit pasardhës.
Top Channel