Nishani dekreton ligjin e SPAK-ut
18/10/2016 00:00
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar ligjin për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organziuar, i njohur si SPAK.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të shpërndarë nga zyra e shtypit pranë Presidencës.
Ligji në fjalë u miratua më herët gjatë muajit në mënyrë konsensuale nga mazhoranca dhe opozita, në kuadër të reformës në drejtësi.
Top Channel