Investimet për HEC-et, Gjiknuri: 9.5 mld lek për Kaskadën e Drinit

18/10/2016 00:00

Qeveria ka investuar deri më tani 9.5 miliardë lekë në 3 HEC-et e Kaskadës së Drinit, prej të cilave 1.9 miliardë janë përqëndruar vetëm në HEC-in e Vaut të Dejës.

“Për herë të parë në vitin e fundit, të treja kompanitë e sektorit elektroenergjetik dolën me bilanc pozitiv dhe për shkak të këtij bilanci u shlyen të gjitha detyrimet e borxhet ndaj hidrocentraleve private e njëkohësisht po bëhen të mundura edhe investimet për përmirësimin e infrastruktures”, thotë ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.

Investimi konsiston në asfaltimin e kurorës së digës, rrethimin dhe rikonstruksionin e territorit të jashtëm dhe rehabilitimi i rrugës lidhëse ndërmjet digave Qyrsaq dhe Zadejë.

Po ashtu është ndërhyrë në skarpatin e digës së Zadejës, mbrojtjen dhe sistemimin me prita malore të Përroit të Gomsiqes dhe blerjen e makinerisë për pastrimin e mbetjeve notuese në liqenin e Vaut të Dejës.

Kuota në Fierzë është aktualisht mbi 285 metër, çka sipas ministrit jep garanci për furnizim pa probleme me energji elektrike.

Top Channel