“Jam gati të…”/ Oficeri humbi jetën pas aksionit të ndjekjes së tij në Milano, 26-vjeçari shqiptar: Kisha drogë me vete, por s’e pashë që u rrëzua
Një palmë në zonën e Skelës në Vlorë është rrëzuar duke dëmtuar dy automjete të parkuara. Fatmirësisht në momentin e rrëzimit në automjete nuk ndodheshin njerëz e për rrjedhojë dëmet kanë qenë të tipit material.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.00 të së dielës, ndërsa mjetet e shërbimeve publike kanë ndërhyrë vetëm mëngjesin e së hënës për largimin e mbetjeve dhe zhvendosjen e automjeteve.
Pronarët e automjeteve, jashtë kamerave, thanë se është detyrim i pushtetit lokal të shmangë të tilla aksidente, që mund të rrezikojnë edhe jetën e kalimtarëve.
Aksi Vlorë-Skelë është edhe një nga zonat më të frekuentuara për shëtitje mbrëmjeve. Prej dy vitesh rreth 1.200 palma të llojit “fenix” të vendosura përgjatë tij janë dëmtuar dhe ende nuk janë hequr, edhe pse rrezikojnë çdo ditë të rrëzohen.
Top Channel