Rama: Të çmitizojmë urrejtjen, me Serbinë marrëdhënie pavarësisht qëndrimit për Kosovën

16/10/2016 00:00

Përmes komunikimit periodik me publikun në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama u përqendrua te vizita e tij në Serbi gjatë javës së kaluar.

Ai shpjegon arsyet pse të dyja vendet duhet të rritin marrëdhëniet, pavarësisht se kanë qëndrime të kundërta për pavarësinë e Kosovës.

“Sa më shumë që Shqipëria i flet Serbisë troç në sy për Kosovën dhe paralelisht t’i tregojë popullit të saj vullnet për mirëkuptim dhe bashkëpunim, aq më shumë mitet dhe ideologjitë e së shkuarës në atë vend vihen në vështirësi për t’i ushqyer qytetarët e atij vendi me armiqësi”, shprehet kryeministri Rama.

Top Channel