Përleshje me thikë në Athinë/ Mbetet i plagosur një person, në pranga një shqiptar Brenda tetorit, fermerët në Durrës do të kenë në funksion të plotë kanalet kulluese, të cilat po rihapen dhe së shpejti do të jenë gati për punë. I shoqëruar nga kryebashkiaku Vangjush Dako, kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet për rivitalizimin dhe vënien në funksion të këtyre kanaleve.
Dako u shpreh: “Rezervuarin e hapëm 2 muaj më parë, tani realizuam edhe këtë kanal vaditës. Ka një vlerë të punimeve rreth 60 milionë lekë. Janë rreth 5 mijë familje, të cilat merren me bujqësi dhe përfitojnë nga ky investim. 25 vjet që ky kanal i ndërtuar në atë kohë, por që nuk ka funksionuar asnjëherë.”
Drejtuesi i punimeve thotë se janë dy faza për punimet që pritet të mbarojnë brenda 2 javëve: “Arteria kryesore është 7 kilometra dhe kanalet e dyta janë rreth 21 kilometra, të cilët u vunë në punë brenda 30 ditëve dhe vunë gati 5-6 mijë hektarë në ujë për këtë periudhë. Faza e parë ka përfunduar dhe skema tjetër përfundon brenda 10-15 ditësh. I kemi kushtuar shumë rëndësi veprave të artit për hyrjen e familjarëve, ura, me mjete, me këmbësorë, plus dhe pastrimet janë bërë në mënyrë perfekte”.
Më pas, kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në rrugën Vrinë-Fshati Rinia, e cila lidh tregun me bregdetin, një investim 81 milionë lekë.
“Kjo është një rrugë 5.5 kilometra, që i shërben afro 5 mijë banorëve të kësaj zone. Kjo është zonë jo vetëm industriale, bujqësore, por dhe zonë turistike, sepse përfundimi i kësaj rruge lidh autostradën me bregdetin. Pra, është një plazh i ri, një zonë e re për të zhvilluar dhe këtë vit ka pasur shumë pushues”, tha Dako.
Vangjush Dako shtoi se bashkia ka të tjera plane infrastrukturore për këtë zonë, e cila është shndërruar vitet e fundit në një destinacion të ri për turistët.
Top Channel