PD: Fshehja e vrasjes për drogën, thellim i inkriminimit të Tahirit e Ramës

14/10/2016 13:30

“Edi Rama dhe Saimir Tahiri po e thellojnë edhe më shumë inkriminimin në kanabizimin e vendit, duke mohuar edhe pasojat më ekstreme që vijnë nga droga: vrasjet dhe ekzekutimet mafioze”. Kështu është shprehur Ina Zhupa, zëdhënëse e Partisë Demokratike.

Sipas saj, këto ekzekutime, jo vetëm që i mohojnë, “por i fshehin, i paraqesin si vetëvrasje, ose për motive të tjera”.

“Kështu bënë me vrasjen një javë më parë të 36-vjeçarit Besnik Pudja në Shëngjergj. Në mënyrë kriminale, me urdhërin e Ramës e Tahirit për të mohuar drogën, ekzekutimi i Pudjës u paraqit si vetëvrasje. Partia Demokratike e denoncoi menjëherë si rast, por nuk pati reagim nga Tahiri dhe Rama. Prokuroria ndërkohë ka nisur hetimin për vrasje për hesapet e drogës. Vetë babai i viktimës e ka denoncuar në media se djali i tij është ekzekutuar. Kjo është viktima e 8 në këto 3 muaj me motiv drogën dhe parcelat me kanabis. Këto janë pasojat e kanabizimit të vendit: konflikti, hasmëria, vrasjet. Shoqëria po destabilizohet, droga ka pushtuar edhe shkollat tona. I vetmi i pashqetësuar për këtë është Edi Rama”, tha zëdhënësja e PD-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA