Posta Shqiptare emeton një pullë për Dritëroin, në 85-vjetorin e lindjes së tij

13/10/2016 00:00

Në 85-vjetorin e lindjes, Posta Shqiptare emetoi pullën postare në nder të shkrimtarit dhe akademikut Dritëro Agolli.

Emisioni i pullës përbëhet nga një seri me një pamje, një tabak i përbërë prej 9 pullash dhe nga zarfi i ditës së parë.

Autor i saj është Petraq Papa. Pulla postare ka një vlerë prej 120 lekësh, ndërsa çmimi i zarfit të ditës së parë me pullë kushton 320 lekë. Tirazhi i kësaj pulle postare është 34.250 pulla, si dhe 250 copë zarfe.

Top Channel