Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme Kryeministri shqiptar, Edi Rama do të sjellë në kryeqytetin serb përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Ardita Sinani, kryetare e Kuvendit të Preshevës, e cila do të jetë një nga politikanet në delegacion, shpreson të mund të shkëmbejë kërkesën e tyre për të folur për ekonominë.
“Kjo vizitë është jashtëzakonisht e një peshe të madhe dhe kërkesa personale është që investitorët e biznesit shqiptar në bashkëpunim me atë serb të fokusohen në Luginën e Preshevës”, deklaron Sinani.
Ajo thotë se kësaj radhe, ata kërkojnë një angazhim që Tirana të jetë ndërmjetesuese në qeverinë e Serbisë.
“Nuk jemi të barabartë si pakicat e tjera, se ato hungareze dhe boshnjake janë shumë më të privilegjuara sa u takon të drejtave të tyre. Ne të drejtat i kemi të cunguara, por nga ky takim jam optimiste se e ardhmja e qytetarëve të Preshevës do të jetë më e mirë”, thotë Sinani.
Rama ka qenë dy herë në Preshevë më parë. Kësaj radhe rruga nuk do t’i bjerë andej, por në forumin e biznesit në Nish do të ketë edhe kompani shqiptare nga jugu i Serbisë.
Top Channel