
Në një intervistë për mediat italiane, një ditë pas humbjes me Spanjën në Shkodër, Xhani De Biazi ka analizuar edhe një herë këtë ndeshje, duke e konsideruar Spanjën si një skuadër shumë herë më të fortë nga ç’e kishte menduar.
Por, duke e konsideruar si kapitull të mbyllur dhe që i përket së shkuarës, nuk ka lënë pa thumbuar rivalët që ende nuk kanë luajtur me Shqipërinë, në mënyrë të veçantë vendin e tij, Italinë. Në fillim, De Biazi veçon Spanjën edhe “Axurrët” si pretendentët kryesorë për të dalë nga grupi në këto eliminatore të Botërorit, por në fund shton se do të tentojë të luajë edhe për vendin e dytë në këtë grup.
Nuk kalojnë shumë orë nga kjo deklaratë dhe përgjigjja i ka ardhur shpejt trajnerit italian të kuqezinjve. Është vetë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Karlo Tavekio ai që ka një mesazh për De Biazin. Në një kohë kur Italia është një nga pretendentët kryesorë për të dalë nga grupi, numri 1 i futbollit italian thekson: “Ventura do të na kualifikojë dhe e di ai se cila është më e mira e skuadrës. Madje, dua të shtoj se do të bëjmë të pamundurën për të përgënjeshtruar De Biazin”, mbyll deklaratën e tij 60-vjeçari Tavekio, i cili i ka dalë në mbrojtje trajnerit Ventura pas kritikave për ndeshjen e fundit të fituar në shtesë ndaj Maqedonisë.
Top Channel