
Prej 6 javësh ata vazhdojnë të kryesojnë klasifikimin e “The Top List” duke lënë kështu të nënkuptohet se fansat e Ardit Çunit dhe Vesa Smolicës ende shijojnë muzikën ritmike të “Jena Na”.
Duket se treshja më e nxehtë e klasifikimit mbetet ende e preferuara e publikut shqiptar pasi Xhensila dhe Elvana Gjata, si edhe javën e kaluar, vazhdojnë të pozicionohen përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.
Ndërsa duket se kjo javë ka ardhur me ndryshime të mëdha ku vihen re disa ulje dhe ngritje në renditje. Si kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është “E jona” e Butrint Imerit ndërsa kënga që ka humbur më shumë pozicione është “Personal” e G4shit.
Dy projekte të reja muzikore janë bërë pjesë e renditjes të “The Top List”, NRG Band me “Mos ma le fajin” dhe M.B.S. me “Blessing” duke lënë jashtë Bim Bimma- “Shqipet Nalt” dhe Dj Aldo ft. Melloquence – “Hands Up”.
Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të Top Awards. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.
Ky është klasifikimi zyrtar, java e 43-të e “The Top List”, Top Awards:
1. Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena na
2. Xhensila – High Love
3. Elvana Gjata – Njesoj
4. Majk – Kcen
5. Getinjo ft. Kida – Ku je
6. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
7. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
8. Butrint Imeri – E jona
9. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
10. Alban Skenderaj – Engjell
11. Capital T ft. Dhurata Dora- Bongo
12. NRG Band – Mos ma lej fajin
13. Alban Skenderaj – Duart Lart
14. Lyrical Son – I re pishman
15. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
16. Vig Poppa ft. Tuna – Zemra Jem
17. Lindon – Summer Luv
18. Keisi – Sa larg
19. G4SHI – Personal
20. B.S. – Blessing
Top Channel