Didi Chuxing, kompania kineze e taksive, dhe një aleate eApple ia ka kaluar Uber-it në Kinë, duke punuar mbi zhvillimin e makinave automatike, sipas Bloomberg BusinessWeek.

Kompania mendohet se ka marrë shkencëtare dhe inxhinierë nga Silicon Valley dhe bashkëthemeluesi i Didi, Cheng Vve ka biseduar me ish drejtorin e Intel Lab në Kinë, Gansha Vvu, i cili aktualisht është themelues i një programi udhëtimi të quajtur UiSee Technology.

Kjo do të thotë që nëse Didi arrin të marrë UiSee, ndërkohë që General Motors bleu Cruise Automation dhe Uber bleu Otto, kjo mbete për tu parë.

Megjithatë mbetet ende e paqartë nëse ndjekja e teknologjisë së ngarjes automatike të makinës nga Didi do të ketë bashkëpunim me Apple.

Didi do t’i duhet të punojë me ritme të shpejta nëse dëshiron të arrijë konkurrentët. Kina po bëhet një terren i madh për makinat me vetëngarje. Së fundmi Volvo ka bërë të ditur se planifikon të nxjerrë në qarkullim 100 makina të tilla për njerëzit e zakonshëm në vend.

Top Channel