Reshjet të mëdha shiu, probleme në Vlorë

07/10/2016 00:00

Shiu i dendur që ka rënë me rrebesh paraditen e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës ka shkaktuar probleme në disa rrugë dhe lagje.

Më problematike situata paraqitet në Bulevardin Vlorë-Skelë, Lagjja 29 Nëntori, Lagjja Pavaësia dhe në disa zona të Skelës, ku ka prani të madhe të ujit në rrugë.

Kjo ka vështirësuar qarkullimin rrugor, ndërkohë që në kryeqëzime është vënë re prani e policisë për të shmangur çdo të papritur.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel