Diego Costa, ndaj Shqipërisë rrezikon stolin

07/10/2016 00:00

Torta surprizë dhe dhuratat për ditëlindje e zbutën disi karakterin shpërthyer të sulmuesit të kombëtares spanjolle Diego Costa, por në vigjiljen e sfidës ndaj Shqipërisë shumëkush vendos bast se ai e ka humbur formacionin.

Futbollisti brazilian i natyralizuar si spanjoll asnjëherë nuk e ka vënë në diskutim kualitetin në fushë, por nervozizmi dhe rreziku për të penalizuar ekipin, i kanë kushtuar jo pak.

Diego Costa nuk pati një performancë të mirë në barazimin ndaj Italisë në kualifikueset për Botërorin 2018, madje rrezikoi të përjashtohej në minutën e 66, me arbitrin që ia kurseu kartonin e dytë të verdhë. por kjo gjë nuk e ka ndalur ekipin që ta kritikojë, mes të cilëve dhe portieri Pepe Reina.

Në sfidën ndaj Shqipërisë në “Loro Boriçi”, Spanja e sheh kreun e Grupit G dy pikë larg edhe pse jemi vetëm në startin e kualifikueseve. Por një hap fals ndaj kuqezinjve mund të kushtojë shumë, e për këtë, trajneri Lopetegui po mendon një lojtar më të kontrollueshëm si Morata.

Top Channel