Basha: Rama nuk e fsheh dot të vërtetën

07/10/2016 00:00

Debati në rrjete sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike për raportin e Guardia di Finanza lidhur me kultivimin e narkotikëve ka vazhduar me reagimin e Lulzim Bashës.

“Nga kazani i plehrave ku është zhytur, Rama nuk e fsheh dot të vërtetën. S’ka kapak ta mbulojë drogën e pesëfishuar dhe krimin që po qelb Shqipërinë. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, shkruan Basha në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Top Channel