Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis me vlerë dy milionë stërlina Investitorët turistikë që do të marrin në përdorim pasuritë pubilke do të jenë të detyruar të mos ndryshojnë destinacionin e pasurisë. Qeveria ka përcaktuar formatin e ri të marrëveshjeve që do të lidhen me investitorët turistikë që do të marrin në përdorim trojet publike.
Marrëveshja detyron investitorin të mos ndryshojë në asnjë lloj rrethane destinacionin e pasurisë e cila i është dhënë në përdorim. E njëjta gjë do të ndodhë me llojin e aktivitetit që do të zhvillohet, i cili s’lejohet të ndryshojë nga projekti i paraqitur.
Investitorët duhet t’i përmbahen planeve regulluese, ndërkohë që në të gjitha fazat e zbatimit të kontratës, që nga ndërtimi deri në operim, autoriteti shtetëror që jep lejen duhet të bëjë mbikëqyrjen e punimeve dhe nëse vëren zvarritje mund të rimarrë pronën e dhënë për investim.
Ky vendim vjen në një kohë kur një pjesë e madhe e lejeve për fshatra turistikë të dhëna ndër vite në Shqipëri kanë ndërruar destinacion.
Pjesa më e madhe prej tyre janë kthyer në zona banimi, ndërkohë që pothuajse të gjitha kontratat janë shkelur nga ana ndërtimore duke mos respektuar kriteret ekonomike dhe mjedisore.
Top Channel