Tiranë, bie makina nga një lartësi 20 metra; vdes drejtuesi
05/10/2016 08:10
Një makinë Mercedes Benz ka rënë nga një lartësi 20 metra në fshatin Linzë të Tiranës dhe si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i saj, 24-vjeçari me inicialet A.S.
Në mjet nuk janë konstatuar pasagjerë.
Mësohet nga policia se ka qenë e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur nxjerrjen e viktimës nga mjeti.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.
Top Channel