E bujshme në Turqi, arrestohet presidenti i Fenerbahçes, akuzohet për trafik droge
Në provën e dytë në grupin kualifikues të Botërorit, Kosova ka një pengesë jo dosido, por Kroacinë pjesëmarrëse në finalet e Euro 2016. Derbi ballkanas që ofron e enjtja e “Loro Boriçit” për ekipin shqipfolës do të jetë i vështirë, por trajneri Albert Bunjaku shpreson se do të lënë shenjë.
“Në mendje kemi vetëm sfidën me Kroacinë dhe asgjë tjetër. Jo gjithmonë cilësia fiton, kemi energji shumë të madhe dhe do të tentojmë ta shfrytëzojmë me kujdes shumë të madh”, u shpreh Bunjaku.
Ndërkohë, portieri Samir Ujkani vuri thekson te loja kolektive, përballë një kundërshtari me kualitet siç janë rivalët ballkanas.
“Është ndeshja e parë në shtëpi që pas pranimit. Besoj se stadiumi do të jetë plotë dhe me ndihmën e tifozëve besoj se do t’ia dalim”, tha Ujkani.
Situata në Grupin I ku bën pjesë Kosova përfaqëson një skenar të veçantë pasi të 6 skuadrat pas ndeshjeve të para kanë nga 1 pikë secila, pasi 3 sfidat hapëse prodhuan 3 barazime.
Top Channel