Facebook ka përfunduar kthimin e Messenger me mesazhe te koduara, duke i dhënë mundësi përdoruesve të aplikacionit që të mbrojnë bisedat e tyre dhe të mos monitorohen nga hakerat, agjencite qeveritare dhe nga vetë Facebook.

Në fakt, kodimi në Messenger ka nisur që në korrik, por sipas disa burimeve për Wired, kodimi është i vlefshëm për 1 miliardë përdorues të aplikacionit.

Kodimi i ri i Messenger vjen në formën e “bisedës sekrete”, një opsion që bëhët i vlefshëm duke klikuar në emrin e përdoruesit në një bisedë. Sapo e aktivizoni mund të bisedoni normalisht, me opsionin e shtuar të kohës vetëshkatërruese në mesazhet tuaja, nga çdo vend. Kjo kohë është nga pesë sekonda në një ditë.

Kodimi do të jetë i vlefshëm nëse të dy përdoruesit kanë versionin e fundit të Messenger, dhe biseda mund të bëhet vetëm nga një pajisje. Gjithashtu mund të fshini të gjitha bisedat sekrete të ruajtura në pajisjen tuaj, nëpërmjet rregullimeve në profilin tuaj.

Top Channel