Veliaj takon Thaçin: Mbledhje e përbashkët e bashkive të trojeve

04/10/2016 00:00

Kreu i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka propozuar mbledhjen e përbashkët të bashkive dhe komunave kryesore të shqiptarëve, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi jugore, propozim ky që është vlerësuar dhe nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

“E informova presidentin për qëllimin tonë, që në prag të festave të Nëntorit, të bëjmë një mbledhje të bashkive e komunave kryesore të shqiptarëve këtu, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Serbinë Jugore, por jo për t’u fokusuar në folklorizma, por për t’u marrë konkretisht si mund të përmirësojmë jetën e qytetarëve shqiptarë në qytetet që menaxhojmë dhe ishte privilegj që morëm edhe bekimin e presidentit dhe mbështetjen e tij për këtë nismë, sepse besoj që kur shqiptarët jetojnë mirë, janë edhe të mëdhenj”, deklaroi Veliaj gjatë takimit me presidentin Thaçi.

Gjatë takimit, u theksua se zbatimi i marrëveshjeve dhe nismave bashkëpunuese që dy qeveritë qendrore dhe ato lokale kanë arritur mes tyre, do të rrisin edhe më tej përfitimet e shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

Top Channel