30 grupe nga të gjitha trevat shqipfolëse, përfshirë edhe Kosovën, Malin e Zi, Çamerinë e Maqedoninë, kanë sjelle për 5 mbrëmje rresht muzike folkloristike shqiptare në Amfiteatrin e Kodrave te Liqenit.
“Duke hulumtuar në historinë e folkloristikës shqiptare pamë që në Tiranën tone nuk kishte ndodhur kurrë që të ishte bërë një festival i këtij niveli. Menduam të sjellim këtë për publikun që të argëtohej me folklorin, të cilin e kemi një armë shumë të fortë të identitetit tonë”, u shpreh koreografi Arjan Sukniqi.
Për herë të parë në kryeqytet Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit organizuan një aktivitet të këtij lloji në formën e një teatri veror, i cili gjeti përkrahjen e publikut që mbushi shkallët e amfiteatrit përgjatë 5 mbrëmjeve.
‘E quajtëm “Etnofolk” për të përfshirë edhe traditën edhe argëtimin në formën e show-t e për të bërë edhe dallimin me Festivalin e Gjirokastrës”, shtoi Sukniqi.
“Entofolk” tashme ka mbyllur me sukses provën, duke u kthyer në një eveniment të përvitshëm të muzikës folklorike për kryeqytetin.
Top Channel