Në shoqëritë ku ndërveprimet njerëzore po reduktohen edhe për shkak të tkurrjes e plakjes së popullsisë, shoqëria me robotët po shihet si një zgjidhje. “Kirobo” quhet miniroboti i prezantuar së fundmi nga “Toyota”, i cili do të fillojë të shitet në Japoni vitin e ardhshëm.

Edhe pse menaxheri i projektit dhe inxhinieri, Fuminori Kataoka thotë se “Kirobo” nuk është ideuar për një demografi specifike, nxjerrja e tij në treg vjen në një kohë, kur të dhënat tegojnë se Japonia numëron 34.6 milionë njerëz mbi moshën 65-vjeçare, që e përkthyer në përqindje nënkupton 27.3 për qind të popullsisë, niveli më i lartë ky mes shteteve të zhvilluara.

Në Japoni, robotët shoqërues janë mjaft popullorë. Në vitin 1999, “Sony” prodhoi një qen robot, i quajtur “Aibo”, dhe 3.000 të tillë u shitën në vetëm 20 minuta.

“Disa i shohin makinat si partnerë të tyre, ndërsa të tjerë si një mënyrë transporti. Unë preferoj të krijoj për të parët, pasi mendoj se kam të njëjtën sjellje në drejtim të Kirobos”, tha ai.

Plot 10 cm i gjatë dhe me peshë 183 gramë, roboti mund të ofrojë një bisedë bazike për rreth 2 orë e gjysmë pasi të jetë karikuar për 3 orë. Gjatë demostrimit për median, ai iu përgjigj pyetjeve të tilla si: A mund të këndosh? Kur është ditëlindja juaj?

“Kirobo” mund të dallojë gjithashtu praninë e një personi, duke kthyer kokën në drejtim të tij dhe përdor njohjen e fytyrës për të nisur bisedat.

Top Channel