Samiti i NATO-s në Tiranë në dyshim? Reagon ministri Nufi: Nuk kemi propozuar shtyrje apo zhvillimin virtual, do ta presim në Shqipëri “E sigurtë është që do të ketë një qëndrim”. Me këtë përgjigje, Presidenti Nishani ka eliminuar mundësinë që ligji i mbetjeve të kalojë në heshtje, siç ndodhi me atë të “vetting”-ut. Po ashtu, kreu i shtetit ka siguruar dhe diçka tjetër.
“Nuk do të ketë një zvarritje të qëndrimit të Presidentit. Por sapo mendimi përfundimtar, i konsultuar gjerësisht, – pasi unë preferoj që për çështje të tilla madhore të ezauroj një konsultë sa më të gjerë që të jetë e mundur, jo vetëm në aspektin juridik dhe legjislativ, por edhe në atë të interesit publik, – do të ketë një qëndrim përfundimtar opinioni të Presidentit të Republikës”, tha Nishani.
Por duket se Presidenti Nishani, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, e la të kuptohet fatin e “ligjit të mbetjeve”.
“Është shumë e rëndësishme që çështje të tilla madhore, që lidhen me interesat e qytetarëve, me interesat e publikut, ne gjithmonë t’i fokusojmë ato në rrugën e zgjidhjes së këtij interesi, ku interesi i publikut gjithmonë mbizotëron”, u shpreh Nishani.
Në ditët në vijim, presidenti bëri të ditur se do të presë një përfaqësi të shoqërisë civile, për t’u njohur me shqetësimet e tyre mbi këtë ligj.
Top Channel