Në Tiranë do të zhvillohet për herë të parë një konferencë kushtuar tërësisht marketingut dixhital, një fushë e marketingut që po fiton gjithnjë e më shumë terren.

Konferenca do të zhvillohet më 20 tetor dhe do të mbledhë brenda saj ekspertë të njohur ndërkombëtarë nga rajoni dhe bota.

Formati përbëhet nga prezantime dinamike, larmi tematikash dhe panele të cilat trajtohen e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve dhe risitë teknologjike.

Kjo është konferenca e pestë e këtij lloji. Katër të parat janë mbajtur në Shkup të Maqedonisë.

Top Channel