Deklarata e Ramës për mbetjet, Basha: Mashtrimi i radhës

02/10/2016 00:00

Pas postimit të Ramës në “Facebook” në lidhje me ligjin e mbetjeve se ka një mungesë të madhe informacioni për ndryshimin mes plehrave dhe mbetjeve për riciklim, ka ardhur edhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po përmes rrjetit social.

“Ed Mashtrusi beri sot mashtrimin e rradhës. Ne monologun qe xhiron vete ju tha qytetareve se ligji i plehrave është i mire por ju jeni budallenj”, shkruan Basha teksa e rivë theksin te premtimi i pa mbajtur i Ramës se nuk të lejonte mbetjet e huaja në vend.

“Tani që po i mbaron mandati, tinezisht, pa transparence kaloi ligjin qe i hap rruge Mafias te sjelle helmet e Europes ne Shqiperi”, shton Basha duke vlerësuar se “Në keto 3 vite nuk prodhoi gje tjeter vec varferi, eksod, krim dhe droge. Tani do ta mbushe vendin me helmet dhe plehrat e botes”

Statusi i plotë i Bashës në “Facebook”
#EdMashtrusi beri sot mashtrimin e rradhes. Ne monologun qe xhiron vete ju tha qytetareve se ligji i plehrave eshte i mire por ju jeni budallenj.

3 vjet me pare ju premtoi shqiptareve se kurre nuk do te lejonte mbetjet e huaja ne vend. Tani qe po i mbaron mandati, tinezisht, pa transparence kaloi ligjin qe i hap rruge Mafias te sjelle helmet e Europes ne Shqiperi.

Ne keto 3 vite nuk prodhoi gje tjeter vec varferi, eksod, krim dhe droge. Tani do ta mbushe vendin me helmet dhe plehrat e botes. Shqiperia pa Edi Ramen eshte Shqiperia pa plehra. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen.

Top Channel