“’Sfida’ mes Italisë dhe Turqisë për Tiranën”/ Analiza e medias italiane: Në samitin e NATO-s, Shqipëria do ulet mes “dy kokave” të Perëndimit dhe Lindjes Aleanca Kundër Importit të Plehrave dhe shoqëria civile protestoi paqësisht përpara Kryeministrisë, ku iu kërkua qeverisë shqiptare ta rikthejë ligjin për importin e mbetjeve. Për 60 minuta, protestuesit lëshuan thirrjet e tyre për Qeverinë dhe deputetët.
Simboli i protestës ishin qese me plehra dhe kartonë të kuq që protestuesit mbanin në duar, në shenjë kundërshtimi ndaj ligjit të kaluar në Kuvend për importin e mbetjeve.
Protesta nisi simbolikisht nga Monumenti i Pavarësisë tek Parkun Rinia për të përfunduar përpara dyerve të Presidencës, me thirrjen drejtuar kreut të shtetit për të mos lejuar kalimin e ligjit.
494 punonjës policie mbikqyrën marshimin, duke rrethuar Kryeministrinë, ndërsa një kordon me police femra qëndronte përpara protestuesve.
Protestuesit paralajmëruan se kjo nuk do të jetë protesta e vetme.
Top Channel