“Rrezik për cunami në Santorini”/ Çfarë do të ndodhë nëse aktivizohet vullkani Kolumbo në Greqi, zbuloni çfarë thotë studimi Donald Trump, sipas rivales së tij presidenciale Hillary Clinton, ka shkelur ligjet amerikane, pasi ka anashkaluar embargon tregtare me Kubën.
“Newsweek” raportoi më herët se një kompani e Trumpit kishte bërë në mënyrë të fshehtë biznesin në Kubë, në kohën kur ndaloheshin marrëdhëniet e tregtisë me vendin komunist. Pretendonet se kompania në fjalë ka shpenzuar atje në vitin 1998 të paktën 68 000 dollarë.
“Mësuam se fundi mbi përpjekjet e tij për të bërë biznes me Kubën, çka duket se përbën shkelje të ligjit amerikan dhe një tallje me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Kjo i shtohet listës së gjatë të veprimeve dhe deklaratave që ngrenë pikëpyetje të mëdha mbi temperamentin e këtij njeriu dhe kualifikimin e tij për të qenë president e komandat i Forcave të Armatosura”, tha Clinton.
Menaxherja e fushatës së Trumpit, Kellyanne Conway këmbënguli se ato para’ nuk janë dhënë asnjëherë dhe se miliarderi ishte kundër marrëveshjeve me Kubën. Vetë manjati e ka përsëritur në disa raste se i ka refuzuar ofertat për të investuar në shtetin-ishull. Por, sipas “Newsweek”, kompania e Trumpit i ka kaluar asokohe paratë përmes një firme amerikane konsultimi, në mënyrë që ta bënte lëvizjen e saj të dukej e ligjshme.
Top Channel