Bujqësia, Panariti: Nevojë për profilizimin e prodhimtarisë

29/09/2016 00:00

Këshilli i Investimeve në mbledhjen e tij të radhës drejtuar nga ministrja Milva Ekonomi diskutoi për aksesin në shërbimet financiare në sektorin e bujqësisë. Ministrja Ekonomi tha se bujqësia dhe agro-përpunimi përbën një nga prioritetet e kësaj qeverie.

Ndërkohë ministri i Bujqësisë Edmond Panariti nënvizoi faktin e nevojës së krijimit të tregut të tokës dhe profilizimin e prodhimtarisë sipas porosive të tregtarëve.

Panariti tha se interesi i investitorëve për këtë sektor është në rritje, ndërkohë që sipas tij ka ardhur koha e ngritjes së bursave bujqësore me qelllim shmangien e spekulimeve në çmimet e produkteve.

Këshilli i Investimeve është një platformë e ngritur nga autoritetet shqiptare me mbështetjen e BERZH-it për të rritur dialogun midis qeverisë dhe sektorit privat, për të përmirësuar klimën e biznesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA