Tiranë, digjet një automjet te sheshi “Shqiponja”
28/09/2016 00:00
Një makinë e cila ka qenë e parkuar pranë sheshit “Shqiponja” është përfshirë nga flakët.
Brenda pak çastesh në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse, këto të fundit kanë neutralizuar flakët duke parandaluar djegien e plotë të makinës.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të flakëve. Bëhet e ditur se policia ka nisur edhe hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit në automjet.
Top Channel