Çuçi: Buxheti i bashkive, në varësi të të ardhurave

28/09/2016 10:35

Ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, bëri me dije se buxheti i bashkive do të jetë në varësi të të ardhurave të përgjithshme të qyteteve të ndryshme.

“Me ligjin e financave vendore do të përcaktojmë masën e grantit për qeverisjen vendore si raport të të ardhurave të përgjithshme në Shqipëri. Do të vendoset me ligj dhe nuk do të jetë e negociueshme vit pas viti. Që do të thotë, në rast rritjeje ekonomike të Shqipërisë, do të rritet edhe buxheti i bashkive”, tha Çuçi në një konferencë të organizuar nga USAID për qeverisjen vendore.

“Ne kemi pasur qëllim një ristrukturim territorial për të pasur bashki që të jenë të afta të ushtrojnë të gjitha funksionet që ia njeh ligji; donim të krijonim një model të ri të qeverisjes vendore dhe po diskutojmë modelin fiskal që duhet t’i përshtasim këtyre ndryshimeve. Reforma administrativo-territoriale ishte ndryshim i madh, por ky ndryshim nuk do të funksiononte pa rregulluar marrëdhënien mes qeverisjes vendore dhe asaj qendrore”, theksoi Çuçi.

Ministri shtoi se “decentralizimi funksionon dhe është mënyra më e mirë për bashkitë për të qenë sa më eficente”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA