Inter vuan dëmtimet ndaj Romës, formacioni në dyshim

26/09/2016 00:00

Pikërisht kur dukej se Inter i kishte zgjidhur problemet në mesfushë, lajmet e këqija për tifozët zikaltër vijnë nga infermieria.

Analizat klinike të cilave iu nënshtruan Joao Mario dhe Murillo nuk ishin shumë pozitive për ekipin e drejtuar nga trajneri Frenk De Bur. Dy lojtarët që u detyruan të mungojnë në barazimin kundër Bolonjës, po vuajnë problemet fizike.

Për mesfushorin portugez është thuajse i pamundur aktivizimi në fundjavë kundër Romës dhe me të gjitha gjasat ai do të rikthehet në stërvitje pas pauzës së kombëtareve. Situata do të monitorohet ditë pas dite. Kjo është e njëjta fjali që stafi mjekësor përdori për të përshkruar si gjendjen e Zhoao Marios, ashtu dhe të kolumbianit Murillo me këtë të fundit që ka më shumë shanse për të qenë në serinë A në fundjavë.

Inter bëri të ditur se do të tentojë rikuperimin për të dielën por varet sesi do të jetë shkalla e dëmtimit. Portugezi Joao Mario nuk është futur në listën e UEFA-s dhe do t’i bashkohet zikaltërve pas transfertës së Pragës në Europa Ligë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta