Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e konsideroi aksidentin e furgonit të policisë ditën e djeshme si “ngjarje jashtë mase tronditëse, ku pas një aksidenti humbi jetën në detyrë polici Ervin Haxhiaj”.
“Dua të ngushëlloj nga zemra familjarët, të afërmit dhe kolegët e tij, dhe uroj shërim sa më të shpejtë për dy policët e tjerë, Besmir Voi dhe Neil Hoxha. Duke kërkuar hetim të plotë të rrethanave të ngjarjes, dua të shpreh shqetësimin e thellë për pasigurinë në rritje, në çdo drejtim në vendin tonë, si pasojë e shthurjes totale të sigurisë dhe rendit”, shprehet Basha.
“Nuk kalon një ditë e vetme pa një viktimë në rrugët tona, pa një përplasje me armë, apo një vrasje për shkak të drogës. Duhet një reflektim, duhet zgjidhje, vendi meriton rend dhe siguri”, mbylli reagimin e tij Lulzim Basha.
Top Channel