Ndizet derbi i kryeqytetit, Daja: 4 humbjet i rikuperojmë këtë vit, por 9 titujt, si?!

24/09/2016 00:00

Tirana duket e gatshme për derbin e radhës përball Partizanit, edhe psikologjikisht, pavarësisht presionit të shumtë që të kuqtë mundohen të ushtrojnë me statistikat e 10 përballjeve të fundit. Trajneri Ilir Daja në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes nxjerr disa pika referimi se si veç taktikisht ka motivuar edhe psikologjikisht lojtarët e tij.

“Përballë një derbi duhet ruajtur një ekuilibër psikofizik. Mendja duhet të jetë akull dhe zemra duhet të jetë zjarr. Janë 9 derbi ku Tirana nuk ka fituar, por në një kampionat me 4 faza mundet ta barazosh shumë shpejt këtë të dhënë. Por ajo që mund të theksohet, është fakti që 9 kampionate më shumë është shumë e vështirë t’i afrohesh Tironës”, shprehet trajneri i Tiranës, Ilir Daja.

Megjithatë Daja është i vetëdijshëm për pikat e forta të skuadrës së tij dhe të kundërshtarit.

“Partizani është i favorizuar pasi ka një ekip të trashëguar nga kampionati i vjetshëm, ndërsa ne nuk e kemi të gjithë kontigjentin. Te ne gati 50 përqind i ekipit është i ri”, tha Daja.

Ky nuk do të jetë derbi i parë i Dajës si trajner i bardhebluve dhe shifrat e tij nuk janë të gjitha pozitive, por në atë pozitiven, që ai ka marrë përball Partizanit dhe kur drejtonte Dinamon, thekson pikën e dobët të derbeve të tij bardheblu dhe që po vuan Tirana në këto ndeshjet e para. 

“Unë Tiranën e kam drejtuar në 3 derbi, ku ka rënë në sy se në dy prej tyre kemi luajtur me një lojtar më pak, ndërsa në derbin tjetër ka pasur një tjetër specifik ku kemi fituar me 9 lojtarë sepse treshja e gjyqtarëve ka qenë italianë”, përfundon trajneri i Tiranës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta