Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Trupi i një 69 vjeçari që dyshohet të jetë vetëvrarë me pistoletë, u gjet paraditen e së enjtes në periferi të kryeqytetit.
Ai është identifikuar si shtetasi Gani Çela, trupi i të cilit u gjet në zonën e Linzës, me një plagë dalluese në pjesën e kokës.
Pranë viktimës policia gjeti edhe një pistoletë dhe një gëzhojë me të cilat dyshohet se u vetëvra. 69 vjeçari me origjinë nga Përmeti, banonte në zonën e “Freskut”, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që e çuan të moshuarin të ndërmerrte aktin e rëndë të vetëvrasjes. Ai nuk njihej si person problematik ndërsa në pyetje po merren edhe familjarët e tij.
Top Channel