“Zëri im të shkojë në veshin e kryeministrit”/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për Praninë Besnike: Njerëzit duhet të ndihen të qetë kur vijnë të qajnë një hall Afati zyrtari përfundoi të hënën, por duke marrë parasysh dhe faktin se presidenti Nishani udhëtoi të dielën drejt Shteteve të Bashkuara, u duke se gjithçka do shkonte në këtë drejtim.
Tashmë do duhet vetëm që ligji i vetting-ut të publikohet në Fletoren Zyrtare dhe 15 ditë më pas të nisë krijimi i institucionit që do të merret me pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Partia Demokratike, e cila nuk e votoi ligjin më 30 gusht, e kritikoi atë duke e cilësuar si një mekanizëm që verifikimi të bëhet nga njerëz të besuar të kryeministrit dhe duke e akuzuar këtë të fundit se prishi konsensusin e 21 korrikut, duket se ende nuk ka marrë një qëndrim zyrtar mbi këtë ligj.
Ligji i vetting-ut është pjesa më e rëndësishme e zbatimit të reformës në drejtësi. Ai parashikon ndër të tjera krijimin e një misioni ndërkombëtar i cili do të mbikëqyrë procesin e testimit të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që aktualisht janë në detyrë, si dhe procesin e aplikantëve të rinj për këto pozicione.
Top Channel