Komuna e Gjilanit ka shënuar sot 17-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit në “Varrezat e Dëshmorëve”.
Nënkryetari i Gjilanit, Rexhep Kadriu ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve. Ai tha se heronjtë, dëshmorët dhe martirët e Gjilanit u sakrifikuan për të sjellë lirinë e popullit dhe mbrojtjen e vendit.
“Ata këtë vepër të shenjtë e bënë jo për të sulmuar dikë, por për të garantuar lirinë e brezave që do të vijnë edhe pas nesh. Vargu i shqiptarëve të rënë në luftën për liri është shumë i gjatë dhe i vazhdueshëm deri në kulmim të organizimit ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjaku i derdhur për liri na detyron të gjithëve që të punojmë më shumë dhe më me ngulm në jetësimin e amanetit të tyre, ndërtimin, zhvillimin dhe përparimin e vendit”, ka deklaruar Kadriu.
Top Channel