Atletico, “manita” ndaj Gijonit
17/09/2016 00:00
Pas Barcelonës, fitore shënoi edhe Atletico Madrid që në “Vicente Calderon” mposhti Sporting Gijon me rezultatin 5-0. Të besuarit e Diego Pablo Simeone i dhanë drejtimin e dëshiruar kësaj sfide që në 45 minutat e para kur shënuan edhe 3 golat e parë.
Antonie Griezman e zhbllokoi rezultatin për madrilenët në minutën e 2 ndërkohë që pas 3 minutash Gameiro dyfishoi shifrat për të shënuar golin e tij të parë me fanelën e Atleticos.
Në minutën e 31 Griezman i çoi shifrat në 3-0, ndërsa Torres vulosi rezultatin në 5-0 për “Los Colchoneros” duke shënuar dy golat e fundit, njëri nga të cilët me 11 metërsh.
Top Channel