
Humbja e dytë radhazi e Manchester United ka zemëruar tifozët e “Djajve të Kuq” që kanë nisur që tani të kërkojnë kokën e Mourinhos.
Ata kanë vërshuar nëpër rrjetet sociale fill pas fërshëllimes përfundimtare të takimit në Holandë me Feyenoord, që fitoi takimin me rezultatin 1-0.
Sipas tyre, Mourinho është një Van Gaal i maskuar dhe kërkojnë largimin e tij për të mos humbur kohë dhe për të shmangur dështimet që kanë karakterizuar këtë skuadër në tre sezonet e fundit.
Ato që përforcojnë akoma më shumë zërat për largimin e portugezit janë edhe statistikat. Pasi fitoi Community Shield kundër Leicester dhe tre ndeshjet e para në kampionat, ku ajo me Hull City u sigurua vetëm në sekondat e fundit dhe me pak fat, United humbi derbin me City-n, ndërsa Mou një tjetër përballje me Guardiolan.
Të njëjtin start portugezi ka patur edhe me Chelsea-n sezonin e kaluar dhe pjesa tjetër e historisë dihet tashmë.
Top Channel