F1 Singapor, Rosberg e Raikkonen ‘fluturojnë’ në prova

16/09/2016 00:00

Rosberg është shfaqur më i shpejti në sesonin e dytë të provave të lira, edhe pse Mercedes nuk e ka ritmin e garës në Marina Bay për Çmimin e Madh të Singaporit.

Kohët e tregojnë këtë gjë, por edhe shefi i skuadrës Toto Wolff nuk i ka lënë shumë vend imagjinatës, duke thënë që “në këtë pistë nuk janë favoritë”.

Fundjava në Singapor ka në qendër të vëmendjes Formula 1 dhe pas sesionin të parë të lirë të dominuar nga Verstappen, në të dytin Rosberg me gomat soft vendosi kohën më të shpejtë. Piloti i Mercedes e ndali kohën në 1.44.152. Pas tij koha më e mirë ishte ajo e Kimi Raikkonen që bëri një xhiro pothuaj perfekte.

Në këtë sesion makinat Red Bull, u renditën në vendin e 3 dhe 4, me Verstappen që bëri sërish me mirë se australiani. Hamilton kreu vetëm 10 xhiro dhe kur kishte kaluar gjysma e parë e orës së këtij sesioni provat, britaniku u kthye në garazh për probleme me njëvendëshen e tij.

Sebastian Vettel nuk u përshtat dot me gomat soft dhe koha e tij në këtë sesion të dytë u rendit si e pesta më e mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB