Saga e videolojërave të futbollit FIFA po mbush 25 vjeç dhe që kur është shfaqur për herë të parë në vitin e largët 1994, loja e famshme e EA Sports ka pasur futbollistë të vërtetë me të cilët mund të luaje.

E besoni ose jo, në “FIFA 96” ka qenë një lojtar i cili do të jetë i pranishëm edhe në “FIFA 2017”. Bëhet fjalë për italianin Francesco Totti, i cili, pas tërheqjes së portierit brazilian Rogerio Ceni, është bërë i vetmi që vazhdon të jetë i pranishëm nga viti 1996.

“Il Capitano” e ka nisur karrierën e tij profesioniste te Roma në vitin 1992, vit kur luajti ndeshjen e tij të parë në Serinë A, kur ishte vetëm 16 vjeç.

Top Channel