Janë me miliona përdorues të internetit në vendet e Bashkimit Europian, për të cilët unioni po mendon sigurimin e internetit falas në gjithë territorin e qyteteve të mëdha, por edhe në zona më të vogla.

Ky është projekti ambicioz i prezantuar në Komisionin Europian në Strasburg. Objektivi i njoftuar nga Presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker është që të kryhen të gjitha investimet e nevojshme që qëndra të mëdha dhe zona të vogla të vendeve të BE-së të sigurojnë lidhje interneti përms teknologjisë Wi-Fi në katër vitet e ardhshme.

Projekti do të jetë ndërshtetëror mes vendeve të BE-së dhe do të quhet “Wifi4EU”.

“Kjo është qasja më e mirë në një kohë kur teknologjia dixhitale po pushton çdo aspekt të jetës tonë dhe ne duhet t’u japim mundësi njerëzve që të qëndrojnë të lidhur sa më shumë, pavarësisht se ku jeton dhe sa paguan për internetin”, deklaroi Presidenti i KE-së, Juncker.

Veç kësaj, KE është duke shqyrtuar kalimin e një norme që do të detyrojë çdo vend anëtar dhe kompanitë e ofrimit të internetit që të sigurojnë internet me shpejtësi të paktën 100 Mbps për familjet.

Një tjetër objektiv i KE-s është edhe ofrimi i shërbimit 5G në të paktën një qytet të çdo vendi anëtar duke nisur që nga viti 2018.

Top Channel