ISIS e ka treguar makabritetin edhe në ditë të shënuar për kalendarin islam si festa e Kurban Bajramit. Grupi i vetëshpallur islamik ka varur të burgosurit e tij me kokë poshtë për ti bërë “kurban”.
Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi nëpër rrjete sociale. Sikurse pretendohet, shumica e të burgosurve janë akuzuar si spiunë amerikanë. Videoja, e titulluar “The Making of Illusion”, ka zgjuar reagim të madh, edhe pse vërtetësia e tij pritet të konfirmohet.
Të burgosurit shfaqen si gjithnjë me veshjen karakteristike ngjyrë portokalli. Këtë herë ekzekutuesi i tyre me thikë në duar mban veshur rroba të bardha.
Abu Mohammed, themeluesi i grupit të të drejtave të njeriut ne Raqqa, e përshkroi videon si më të tmerrshmen e publikuar ndonjëherë nga ISIS.
Ajo zgjat 12 minuta dhe klipit i janë bashkëngjitur dhe imazhe nga sulmet në Paris dhe ai në Nisë në muajin korrik.
Top Channel