Yjet mposhtin Libanin; Organizatorët kërkojnë ndihmë

13/09/2016 00:00

Mijëra tifozë të futbolli në Liban kanë mirëpritur ndeshjen miqësore të quajtur “Loja e Legjendave” mes përfaqësueses së Libanit dhe yjeve të futbollit.

Në skuadrën përfaqësuese të yjeve bënin pjesë emra të mëdhenj që kanë mbyllur tashmë aktivitetin si ish-lojtari i përfaqësueses së Anglisë Pol Skolls, ish-lojtari i përfaqësueses spanjolle Karles Pyjol, braziliani Roberto Karlos apo Marko Materaci.

Pas mbërritjes në Bejrut skuadra e yjeve u transferua në qyteti bregdetar të Juneih ku u zhvillua loja. Organizatorët kanë shfrytëzuar këtë ndeshje për të ngritur më tepër zërin për një ndihmë për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.

Ekipi i Yjeve i udhëhequr nga ish-ylli i përfaqësueses franceze dhe Juventusit David Trezege u shpall dhe fituesja e kësaj ndeshjeje e cila përfundoi me shifrat 4-3.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB