Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
Humbja e Manchester United në derbin ndaj Manchester City ka bërë që të ketë kritika të ashpra për lojtarin më të shtrenjtë në botë: Paul Pogba.
Ish-futbollisti i Liverpulit, Jamie Carragher, tashmë opinionist, thotë se mesfushori francez shëtit në fushë dhe ende nuk është në nivelin e duhur.
“Mourinho nuk u ndihmua nga Pogba. Në pjesën e parë ka qenë performanca më pak e disiplinuar që mbaj mend. Ishte si të shikoje një fëmijë që vraponte në oborrin e shkollës, gjatë pushimit të madh. Bënte çfarë donte dhe vraponte ku donte”, tha Carragher në televizionin “Sky”.
Më tej, ish-mbrojtësi shkoi deri aty sa tha se po i vinte keq për Fellainin: “Nuk mendoja se do e thoja ndonjëherë këtë, por më erdhi keq për Fellainin sepse u gjend i vetëm në mesfushë”.
Top Channel