Meta, vizitë në Londër i ftuar nga Parlamenti britanik

11/09/2016 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka udhëtuar drejt Londrës për një vizitë zyrtare, i ftuar nga Parlamenti britanik.

Meta shoqërohet në këtë vizitë zyrtare nga deputetja socialiste, Arta Dade dhe ai demokrat, Gert Bogdani.

Gjatë ndalimit në kryeqytetin britanik, kryeparlamentari shqiptar do të zhvillojë një sërë takimesh me parlamentarë britanikë, ku në qendër të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe foricmi i bashkëpunimit. 

Top Channel