Motoçiklizëm,tërhiqet numri 58, i përkiste italianit Simoncelli

10/09/2016 00:00

Numri 58 do t’i përkasë përjetësisht motoçiklistit Marco Simoncelli. Dorna, kompania e të drejtave komerciale të motoçiklizmit, e ka tërhequr këtë numër nga të gjitha kategoritë e motorëve, në shenjë respekti për pilotin italian, i cili humbi jetën në vitin 2011.

Presidenti i “Dorna”-s, Karmelo Ezpeleta ja dorëzoi numrin babait të ish-pilotit, Paolo Simoncelli, i cili nga ana e tij bëri edhe prezantimin e skuadrës “SiC 58 Squadra Corse”, e cila nga viti i ardhshëm do të marrë pjesë në garat e Moto 3.

Maro Simoneçeli ndërroi jetë gjatë Çmimit të Madh të Malajzisë në pistën e Sepangut, kur në xhiron e dytë pati një përplasje me Collin Eduarts e më pas Valentino Rosin. Simoncelli ishte vetëm 24 vjeç kur ndërroi jetë dhe garoi në 34 gara në kategorinë më të lartë të motoçiklizmit. 64 në 250 kubik dhe 50 në 125 kubik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB