Matura shtetërore, Meta mbledh kryesinë e LSI: Të zgjidhet me dialog

09/09/2016 00:00

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zhvilluar pasditen e sotme një mbledhje për të diskutuar mbi çështjen e maturës shtetërore.

Kryetari Ilir Meta, i cili ka drejtuar këtë mbledhje, bëri thirrje për bashkëpunim për t’i dhënë zgjidhjen më optimale këtij problemi.

“Të punojmë me qetësi, dialog dhe bashkëpunim për të zgjidhur këtë çështje në interesin më të mirë”, deklaroi Meta.

Në mbledhjen, që ka vijuar me dyer të mbyllura, Meta nënvizoi se është me rëndësi që të zbatohen kriteret e meritës dhe preferencës.

Top Channel