
Tashmë është zyrtare: “Liberty Media” është pronari i ri i Botërorit të Formulës 1. Drejtuesit e kompanisë mediatike amerikane e konfirmuan lajmin që po qarkullonte prej ditësh, nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen zyrtare të internetit.
Ky transaksion ka një vlerë totale prej 8 miliardë dollarësh, por në të përfshihet edhe borxhi prej 4.1 miliardë dollarësh i Formulës 1. Kalimi i plotë i pronësisë nga CVC te “Liberty Media” do të bëhet menjëherë pas miratimit të marrëveshjes nga rregullatorët.
Përsa i përket bordit të ri drejtues të Formulës 1, President i këtij botërori do të jetë zv/presidenti i kompanisë “21st Century Fox”, Chace Carey, ndërsa Bernie Ecclestone do të qëndrojë në rolin e Shefit Ekzekutiv.
Top Channel