Nikolla qetëson maturantët: Nuk janë lista përfundimtare

07/09/2016 13:45

Lindita Nikolla, ministrja e Arsimit dhe Sportit qetësoi maturantët gjatë një takimi me ta, duke thënë se lista e parë nuk është ajo përfundimtare e fituesve.

“Sistemi i ri është transparent, sjell më shumë meritë. Ajo që shihni sot nuk është lista përfundimtare e fituesve. Një student i mirë do të zgjedhë një nga 10 degët e preferuara dhe do të lërë të lira 9 të tjera”, deklaroi Nikolla.

Në fund, sipas ministres, asnjë nuk do të mbesë i zhgënjyer nga ky “rankim në raport me të tjerët”. “Më të mirët zgjedhin të parët. Jemi në një situatë të një transparence më të plotë dhe të meritës”, tha Nikolla.

I pranishëm në takim, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, tha: “Tashmë ju e dini pozicionin tuaj pas raundit të parë dhe duke parë situatën, do të bëni zgjedhjen. Por, për të mos rrezikuar, mos bëni të njëjtat zgjedhje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA